image Hoti kërkon debat për dialogun para takimit të së hënës mes Kurtit dhe Vuçiqit

Politikë

Hoti kërkon debat për dialogun para takimit të së hënës mes Kurtit dhe Vuçiqit

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar debat për dialogun në Kuvend para të hënës kur është edhe takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Hoti ka kërkuar që të informohen nga Kurti për procesin e dialogut para takimit të së hënës.

“Intervenimi im sot lidhet me debatin qe kishim për dialog i cili nuk ka përfunduar sepse kryeministri u largua nga seanca. Të hënën është takimi në Bruksel dhe duhet të dimë se çfarë do të diskutohet atje”.

“Ne i kemi pasur disa pyetje… Besoj që është obligim kushtetues të informohet Kuvendi dhe besoj që duhet të bëhet debat para takimit të së hënës”, tha Hoti.

/GazetaSinjali/