Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar debat për dialogun në Kuvend para të hënës kur është edhe takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Hoti ka kërkuar që të informohen nga Kurti për procesin e dialogut para takimit të së hënës.
“Intervenimi im sot lidhet me debatin qe kishim për dialog i cili nuk ka përfunduar sepse kryeministri u largua nga seanca. Të hënën është takimi në Bruksel dhe duhet të dimë se çfarë do të diskutohet atje”.
“Ne i kemi pasur disa pyetje… Besoj që është obligim kushtetues të informohet Kuvendi dhe besoj që duhet të bëhet debat para takimit të së hënës”, tha Hoti.