image Hoti kërkon angazhim më të madh për parandalimin e COVID-19, sidomos nga Policia dhe inspektoratet

Shëndetësi

Hoti kërkon angazhim më të madh për parandalimin e COVID-19, sidomos nga Policia dhe inspektoratet

news image

Kryeministri i së Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës me Policinë e Kosovës, Agjencionin e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës dhe me inspektoratet e ndryshme të nivelit qendror dhe lokal.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti në këtë takim ka kërkuar angazhim dhe vendosmëri të institucioneve për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Ai ka thënë se zbatimi i këtyre masave kërkon një koordinim dhe planifikim të punës së institucioneve zbatuese, me theks të veçantë nga Policia e Kosovës dhe inspektoratet, shkruan Gazeta Sinjali.

“Duhet të vërehet dora dhe vendosmëria e institucioneve shtetërore në zbatim të masave dhe për këtë na obligon situata dhe përgjegjësitë për të vepruar bashkë dhe të koordinuar”, ka thënë Hoti, duke kërkuar angazhim, koordinim dhe planifikim të aktiviteteve nga të gjithë.

Kryeministri i ka njoftuar pjesëmarrësit se aktualisht është në proces miratimi i vendimit për masa të reja për parandalim të pandemisë, i cili do të përfundojë sot. /Gazeta Sinjali