image Hoti: Kemi marrë garanca nga SHBA se marrëveshja e 4 shtatorit do të vazhdojë të zbatohet

Kosovë

Hoti: Kemi marrë garanca nga SHBA se marrëveshja e 4 shtatorit do të vazhdojë të zbatohet

news image

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë garanci Kosovës, se marrëveshja e 4 shtatorit, për normalizim ekonomik me Serbinë, e arritur në Uashington, do të zbatohet edhe pas ndërrimit të administratës amerikane, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti gjatë një konference për media, ka shtuar se, gjatë kësaj periudhe, ka pasur komunikim të rregullt me administratën aktuale të presidentit Donald Trump.

Ai tutje shtoi se, shpreson që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe pas 20 janarit, kur Joe Biden do të inaugurohet si president i ri i SHBA-së.

“Unë besoj që e mira në këtë proces është që marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në nuk janë ndikuar asnjëherë se cila prej partive, demokrate apo republikane që ka qeverisur. Jam i bindur që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim. Edhe komunikimi që kemi pasur deri tash, gjatë këtyre javëve kemi marrë garanca që marrëveshja që kemi nënshkruar më 4 shtator do të vazhdojë të zbatohet pa asnjë hezitim”, u shpreh Hoti./Gazeta Sinjali/