image Hoti: Kemi lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë në bazë të praktikave të mëhershme - Sinjali

Hoti: Kemi lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë në bazë të praktikave të mëhershme

news image

Nesër do të mbahen zgjedhjet parlamentare të Serbisë brenda territorit të Kosovës me praktikat që kanë ekzistuar më parë.

Autoritetet kosovare kanë lejuar që të mbahen këto zgjedhje sipas marrëveshjes, ashtu që të ndiqen praktikat e krijuara më parë dhe modalitetet e zbatuara në vitin 2017.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri, Avdullah Hoti.

“Ka një aranzhim në mes të institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë për organizimin dhe menaxhimin e mbledhjes së votave në Kosovë. Unë kam lejuar mbajtjen me të njëjtat aranzhime që kanë ekzistuar më herët edhe tash”, u shpreh Hoti para mediave./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: