I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qeveria e re do të ketë 16 ministri.
Hoti para gazetarëve deklaroi se janë bërë disa ndryshime tek pjesa e ekonomisë.
“Kabineti i ri do të ketë 16 ministri. Kemi bërë një rishikim, riorganizim të ministrive për të ruajtur funksionalitetin e tyre, tek pjesa e ekonomisë sepse ju e dini që Ministria e Ekonomisë ka qenë 5 ministri e gjysmë, aty kemi bërë disa ndryshime, detajet do t’i prezantojmë bashkë me partnerët e koalicionit”, ka thënë Hoti./Gazeta Sinjali/