Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti i ka dërguar një letër urimi sekretarit të ri të SHBA-së, Antony Blinken, ku ka folur edhe për raportet Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me ju për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të bazuar në njohjen reciproke. Kjo marrëveshje do të forconte stabilitetin rajonal dhe do t’u mundësonte të dy vendeve të realizonin potencialin e tyre të plotë të bashkëpunimit”, shkroi Hoti.
Hoti në këtë letër urimi u shpreh se janë të përkushtuar të punojnë me shtetin amerikan që të përshpejtojnë marrëveshjen e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë duke u bazuar në njohje reciproke.
“Kosova është e përkushtuar të punoj me ju, si dhe me partnerët tanë në Bashkimin Evropian, për fuqizimin e sundimit të ligjit, krijimin e stabilitetit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zhvillimin e demokracisë, si një vend plotësisht i gatshëm për procesin e integrimit Euro-Atlantik”, thuhet ndër të tjera në letrën e shkruar nga Hoti./Gazeta Sinjali/