Kryeministri i Republikës së Kosovës, ka shkruar për takimin me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili tha se tashmë ka ardhur koha t’i japim një epilog procesit së marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Hoti tha se një epilog i suksesshëm nga ky proces do të jetë në të mirën e Kosovës dhe Serbisë e cila çon drejt njohjes reciproke në mes dy vendeve, transmeton Gazeta Sinjali.
“Një epilog i suksesëshëm nga ky proces do të thotë harmonizim i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo që çon drejt njohjes reciproke në mes të dy vendeve”, ka shkruar Hoti.
Gjithashtu Hoti ka bërë të ditur se në takimin me Lajçak-un kanë biseduar edhe për temat me interes të Kosovës si dhe për përkushtimin në rrugën e integrimeve euro-atlantike. /Gazeta Sinjali/.