image Hoti: Jemi të vendosur për ta bërë Kosovën shtet

Politikë

Hoti: Jemi të vendosur për ta bërë Kosovën shtet

news image

Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook se në ditën e parë të punës, bashkë me ministrat kanë bërë vizitë te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova dhe te familja e Jasharajve në Prekaz.

Hoti, në postimin e parë në Facebook pas marrjes së kësaj detyre, ka shkruar se janë të vendosur që të jetësojnë amanetin e prijësve dhe të atyre që dhanë jetën, që Kosova të bëhet shtet, transmeton Gazeta Sinjali.

“Në ditën e parë të punës në postin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, bashkë me anëtarët e kabinetit kemi bërë vizita te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe tek familja e Jasharajve në Prekaz. Jemi të vendosur ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë dhe atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet”, ka shkruar kryeministri Hoti.

Kujtojmë se Avdullah Hoti është zgjedhur kryeministër i Kosovës më 3 qershor me votat e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

LDK ka arritur të bëjë koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe disa deputetë të pakicave të tjera./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3341518239242840?__xts__[0]=68.ARAXn5SZxfbZAM39GhSWCQ_YoXLyb7SjWWU6DIZJEl3MjQ9rSVpTSqSGTp_guFmnY47vsukBbpRMKa89kksfZXEEmUXZADKPN6e2d6vyrkVviprUQe-BKrihm7iW9BA95gH2ABnVsZKQJ7DtDNhj8y-bKIuoSAkzM3xigr8aVq-yzYADpOZsoVc_DJECorsfCdDxuALh9QwAwdymoQ9wHvRc7gKhXZylQxeGYlo8aE4YHCmR3WIwL2uV8aC8mtSRu0s4Hu2wqumnZzvh5auETUKwKHOO5-RhqG7Pq9jSgX83OniYY8umEI2AXCOa1ReX4rLeN3PJ4tLrzj8MCihCvInerw&__tn__=-R