image Hoti: Jam i bindur se brenda pak muajsh do të arrijmë njohje reciproke me Serbinë

Politikë

Hoti: Jam i bindur se brenda pak muajsh do të arrijmë njohje reciproke me Serbinë

news image

Kryeministri i  Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është pikë kyçe dhe ajo do të arrihet brenda muajve, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti ka thënë se po ndodhë një transformim ekonomik me përmasa globale, gjersa sipas tij, pritjet i ka të qarta për një bashkëpunim ekonomik në dialogun Kosovë-Serbi.

“Kam pritje të mëdha nga dakordimet në samitin e sotshëm, kemi marrë zotime konkrete në prani të liderëve të BE. Takimi Rama-Vuçiç-Zaev ka qenë në kuadër të nismës së Mini-schengenit, presim t’i bashkohemi bashkë me Malin e Zi dhe Bosnjën”.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit tha se njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë është kyçe dhe se është i bindur se ajo do të ndodhë brenda pak muajsh.

“Për të normalizimi marrëdhëniet në regjion njohja reciproke në mes dy vendeve është kyçe. Ne kemi mbërri shumë marrëveshje me Serbinë nga 2011 të cilat në masë të madhe nuk janë realizuar ato janë të kushtëzuara nga njohja reciproke, si dy vende fqinje”.

“Kjo është çështje javësh dhe muajsh”, tha ai, duke vazhduar tutje se “jam i bindur se brenda pak muajsh do të arrijmë një dakordim për marrëveshje për njohje reciproke”

Hoti foli edhe për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe liberalizimit të vizave.

“Kemi kaluar nëpër një periudhë të vështirë, që në vitin 2015-2016, kjo e ka shtyrë procesin e liberalizimit të vizave”, tha ai në Syri TV.

/Gazeta Sinjali/