image Hoti ironizon me Qeverinë: Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit

Politikë

Hoti ironizon me Qeverinë: Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me shtrenjtimin e produkteve në Kosovë, përfshirë këtu edhe për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka radhitur disa nga shtrenjtimit që kanë ndodhur. Mirëpo Hoti duke ironizuar thotë se këto janë kaluese dhe të parëndësishme.

Tutje, Hoti thotë se rëndësi ka që të vazhdojë vala e 62 e privatizimit.

“Nga 1 prilli rriten për 14% faturat e energjisë. Nga 1 janari janë rritur për 100% faturat e tatimit në pronë për shumë qytetarë. Nga 1 marsi 2.5 miliardë euro të Trustit Pensional nuk ka kush t’i menaxhojë. Nga 1 marsi Banka Qendrore e Kosovës nuk ka Guvernator. Ka një vit që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional: miliona euro shpenzime që bëhen me vendime të Qeverisë pa qenë të parapara në ligjin e buxhetit nuk ka kush t’i mbikëqyr. Por këto janë kaluese e të parëndësishme. Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit! Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!”, ka shkruar Hoti.

/GazetaSinjali/