image Hoti: Integrimi Evropian mbetet prioritet

Politikë

Hoti: Integrimi Evropian mbetet prioritet

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, ambasadorin Tomáš Szunyog, si dhe përfaqësuesit e Organizatave të Shoqërisë Civile, shkruan Gazeta Sinjali.

Diskutimet kryesore të këtij takimi ishin prioritetet e Agjendës së re të Reformave Evropiane, në të cilën bëjnë pjesë edhe organizata joqeveritare, të cilat, sipas Hotit, do të kenë rol bashkëpunues në hartimin e planeve të veprimit.

“Tashmë kemi nisur një formë të re të bashkëpunimit me OJQ-të, duke i bërë pjesë integrale në procesin e Integrimit Evropian, të cilat nuk do të kenë vetëm rol konsultativ, por edhe bashkëpunues e mbikëqyrës në hartimin e planeve të veprimit”, shkroi kryeministri në Facebook./Gazeta Sinjali/