image Hoti insiston: Dialogun do ta udhëheq unë dhe për çdo zhvillim do t'i raportoj Kuvendit

Politikë

Hoti insiston: Dialogun do ta udhëheq unë dhe për çdo zhvillim do t’i raportoj Kuvendit

news image

Për shkak të ngritjes së aktakuzës së Specialës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, tanimë nuk ka ndonjë datë të caktuar për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e thotë sërish se ky proces do të udhëheqet nga vet ai dhe se për çdo zhvillim do t’i raportojë Kuvendit.

“Kryeministri në bazë të Kushtetutës është në krye të dialogut, i cili koordinon punën edhe të këshillit të ekspertëve dhe të forumit të liderëve dhe komunikimi me Kuvendin, unë do t’i raportoj Kuvendit për çdo zhvillim në procesin e dialogut”, ka deklaruar sot Hoti.

Hoti gjithashtu ka deklaruar se Këshilli i Ekspertëve i formuar nga Qeveria, do ta mbështesë qeverinë në dialog.

“E kemi formuar një trupë që është këshilli i ekspertëve që është brenda Zyrës së Kryeministrit që do të mbështesë profesionalisht në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti.

Kujtojmë se BE-ja ka deklaruar se në korrik do të fillojë dialogu, ndërsa SHBA-ja ende nuk e kanë caktuar datën e një takimi. /Gazeta Sinjali/