image Hoti uron Kurtin që sa më shpejt të shërohet nga COVID-19

Kosovë

Hoti uron Kurtin që sa më shpejt të shërohet nga COVID-19

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka uruar shërim të shpejt liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, pas infektimit me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoti përveç Kurtit shërim të shpejt u ka uruar të gjithë personave të tjerë të prekur me koronavirus.

“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurëve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme”, shkroi Hoti/ Gazeta Sinjali/