image Hoti i uron ditëlindjen Ibrahim Rugovës: Jemi të bekuar që kemi pasur një prijës të tillë

Kosovë

Hoti i uron ditëlindjen Ibrahim Rugovës: Jemi të bekuar që kemi pasur një prijës të tillë

news image

Kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti ka uruar ditëlindjen e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti përmes një postimi në Facebook tha se Rugova është simbol i pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Jemi të bekuar që kemi pasur një prijës të tillë, i cili, duke i prirë vendit në vitet e një epoke, u shndërrua vetë në simbol të saj – simbol të pavarësisë së Republikës së Kosovës”, shkroi ai. /Gazeta Sinjali/