Kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti ka uruar ditëlindjen e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoti përmes një postimi në Facebook tha se Rugova është simbol i pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Jemi të bekuar që kemi pasur një prijës të tillë, i cili, duke i prirë vendit në vitet e një epoke, u shndërrua vetë në simbol të saj – simbol të pavarësisë së Republikës së Kosovës”, shkroi ai. /Gazeta Sinjali/