Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi ky i fundit tha se deficiti buxhetor është zvogëluar në rekord historik.
Deputeti i LDK-së, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur “naivitet” prezantimin si një sukses të suficitit buxhetor kur kjo ka ndodhur në krizën e inflacionit dhe atë energjetike.
Sipas Hotit, atëherë kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro, buxheti del në suficit.
Postimi i plotë:
Të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike është naivitet. Sikur të kishim rritje ekonomike 10%, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor.
Por, në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale, sigurisht se buxheti del në suficit.