image Hoti i pakënaqur me angazhimin e Inspektoratit dhe Policisë rreth situatës me koronavirus

Shëndetësi

Hoti i pakënaqur me angazhimin e Inspektoratit dhe Policisë rreth situatës me koronavirus

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur për situatën me koronavirus, ka thënë se numri i rasteve të reja po rritet nga pakujdesia e qytetarëve.

Sipas tij, qytetarët nuk po ju përmbahen rregullave të vendosura nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Jemi të shqetësuar me mosrespektimin e masave në disa raste dhe mosangazhimin e nevojshëm të Inspektoratit dhe Policisë. Gjatë ditëve të fundit ka pasur aktivitete sportive në masë, duke mos i respektuar masat e nevojshme kundër pandemisë. Ka pasur edhe protesta në mes të Prishtinës pa leje të Policisë, megjithatë kjo nuk do të tolerohet dhe personat përgjegjës të misioneve përkatëse duhet të marrin përgjegjësi për mosrespektimin e masave”, tha Hoti.

Hoti këto deklarata i ka dhënë pas mbledhjes së Komitetit për vlerësimin e situatës me koronavirus. /Gazeta Sinjali/