image Hoti i kundërpërgjigjet Osmanit: Si mund të cenohet Kosova në Shtëpi të Bardhë?

Politikë

Hoti i kundërpërgjigjet Osmanit: Si mund të cenohet Kosova në Shtëpi të Bardhë?

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit tha se me pranimin e moratoriumit një vjeçar në Washington është cenuar rendi kushtetues i Kosovës.

Hoti ka pyetur Osmanin se si mund të cenohet rendi kushtetues i Kosovës nga Shtëpia e Bardhë, përderisa e njëjta mbron shtetësinë e Kosovës më shumë se sa disa bartës të institucioneve në Prishtinë.

“Si mund të cenohet rendi kushtetues i Kosovës nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, e cila e mbron shtetësinë e Kosovës më shumë se disa politikanë dhe bartës institucionesh në Prishtinë?! Vetëm politikanë të llojit të caktuar, me orientime joperëndimore, mund të mendojnë dhe thonë gjëra të tilla. E vërteta është se vetë ekzistenca e shtetit të Kosovës rrezikohet kur cenohen raportet me mikun më të madh të shtetit të Kosovës, SHBA-në. Një politikan i përgjegjshëm dhe properëndimor, që e sheh Kosovën shtet të pavarur dhe të integruar në BE dhe NATO dhe jo ndryshe, punon me maturi dhe i ruan miqësitë. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe na ruajtë nga politikanët e papërgjegjshëm.”, ka shkruar Hoti.

/GazetaSinjali/