image Hoti i gëzohet vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa: Po krijohen kushtet për pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Financa

Hoti i gëzohet vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa: Po krijohen kushtet për pakon e rimëkëmbjes ekonomike

news image

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se po krijohen kushtet që për zbatimin e plotë të pakos për rimëkëmbje ekonomike, të projektuar nga ai dhe kabineti qeveritar.

Hoti ka njoftuar se në Komisionin për Buxhet dhe Financa është miratuar dhe përcjell për seancë projektligji për rimëkëmbje ekonomike, ndërsa i ka lutur deputetët që ta votojnë këtë projektligj në Kuvend para se të shkojnë në pushim veror, shkruan Gazeta Sinjali.

“Po krijohen kushtet për zbatim të plotë të pakos për rimëkëmbje ekonomike. Sot, në Komisionit për Buxhet dhe Financa, është miratuar dhe përcjell për seancë projektligji për rimëkëmbje ekonomike. I falënderoj të gjithë anëtarët e Komisionit për mbështetje. I lus të gjithë deputetët që të mbështesin këtë projektligj në seancë, në mënyrë që të miratohet para se Kuvendi të shkojë në pushim veror”, ka shkruar Hoti.

Ai ka treguar edhe burimet nga të cilat financohet programi për rimëkëmbje ekonomike.

“Programi për rimëkëmbje ekonomike financohet nga tre burime: (1) mjetet nga buxheti i rregullt, (2) marrëveshjet ndërkombëtare dhe (3) ligji për rimëkëmbje ekonomike. Dy të parat tanimë janë miratuar, për të cilën gjë jam falënderues ndaj të gjithë deputetëve. Me buxhetin e vitit 2021, do të zhvillohen masa të tjera dhe do të vazhdojnë disa nga masat ekzistuese, si dhe do të identifikohen instrumente financiare shtesë për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike”, ka shkruar Hoti.

“Jemi në rrugë të mbarë për ta mobilizuar shumën prej 1.2 miliardë euro për rimëkëmbje ekonomike”, ka shtuar ai. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3516470895080906