image Hoti: I gatshëm për dialogun deri sa të arrijë njohja nga Serbia

Politikë

Hoti: I gatshëm për dialogun deri sa të arrijë njohja nga Serbia

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se është i gatshëm për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë deri kur kjo e fundit ta njohë shtetin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo, i cili e uroi për arritjen e marrëveshjes ekonomike me Serbinë.

“Në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderova SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, ndërsa duke vlerësuar rëndësinë që ka marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, theksova gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve”, u shpreh Hoti në një postim në llogarinë e tij në Facebook. /GazetaSinjali/

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam pritur në takim nga Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo, i…

Posted by Avdullah Hoti on Saturday, September 5, 2020