image Hoti i fton në takim liderët e partive politike për t'u konsultuar lidhur me dialogun

Politikë

Hoti i fton në takim liderët e partive politike për t’u konsultuar lidhur me dialogun

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një konference të mbajtur sot pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, tha se sot u ka bërë ftesë liderëve të partive politike për një takim.

Hoti theksoi se ka dërguar ftesë liderëve të partive për një takim gjatë ditës së nesërme.

‘Sot unë kam dërgu ftesa për nesër për forum të liderëve të partive politike, gjithashtu i kam dërgu ftesë Kuvendit, për të raportuar lidhur me dialogun’, tha Hoti.

Ai deklaroi se nuk ka dialog teknik, por vetëm politik, dhe se çfarë po paraqitet në opinion, nuk është e vërtetë.

“Por dialog teknik nuk ka, ka vetëm dialog politik për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, përfundoi Hoti./ Gazeta Sinjali/