image Hoti: Gërmimet dhe zhvarrosjet e viktimave shqiptare në Kishevak të Serbisë po vazhdojnë

Kosovë

Hoti: Gërmimet dhe zhvarrosjet e viktimave shqiptare në Kishevak të Serbisë po vazhdojnë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se përfaqësues të Delegacionit të Kosovës për Personat e Zhdukur kanë vizituar sot lokacionet e varrezave masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, Hoti njofton se zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998 – ‘99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, shkroi Hoti në Facebook.

Postimi i plotë:

Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak.

Sot, përfaqësues të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, kanë vizituar lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës, Serbi, më rastin e rifillimit të gërmimeve.

Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998 – ‘99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ekspertët mjekoligjorë të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit, në përputhje me praktikat mes dy delegacioneve./Gazeta Sinjali/