image Hoti flet për postin e presidentit pas dorëheqjes së Thaçit: Nuk do të krijohet vakuum institucional

Politikë

Hoti flet për postin e presidentit pas dorëheqjes së Thaçit: Nuk do të krijohet vakuum institucional

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës së Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj presidentit tashmë të dorëhequr, Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakuum institucional.

Tutje, ai tha se gjatë kësaj faze, Qeveria e Republikës së Kosovës me përkushtim do t’i kryejë obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë. /Gazeta Sinjali/