image Hoti flet për mundësinë e përfshierjes së PDK-së në qeveri

Politikë

Hoti flet për mundësinë e përfshierjes së PDK-së në qeveri

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për mundësinë e përfshierjes së PDK-së në qeveri.

Pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Hoti tha se do t’i gjejnë zgjidhjet më të mira për vendin nëse aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër presidentit Hashim Thaçi do të konfirmohet.

“Ju gjithmonë e dini qasjen time sesi i trajtojmë këto gjëra. Asnjëherë nuk përgjigjem në asnjë pyetje hipotetike. Qeveria është plotësisht stabile. Presidenti është me mandat të plotë. Nëse krijohen ato rrethana, do të ulemi dhe do të gjejmë zgjidhjet më të mira për vendin”, deklaroi Hoti. /Gazeta Sinjali