image Hoti flet pas takimit me të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Richard Grenell

Kosovë

Postimi/ Hoti flet pas takimit me të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Richard Grenell

news image

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit që ai dhe bashkëpartiakët e tij, Agim Veliu e Skender Hyseni e patën me të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tregoi se çfarë u diskutua.

Hoti ka shkruar në Facebook se në takimin me Grenellin u diskutua për zhvillimet pas zgjedhjeve dhe sfidat me të cilat do të përballet Kosova.

“Sot ne Berlin takuam Ambasadorin Grenell ne rezidencen e tij ne nje mengjes pune shume miqesor. Z.Grenell eshte i derguar special per Ballkanin i Presidentit Trump. Diskutuam per zhvillimet pas zgjedhjeve dhe per sfidat qe na presin. Miqesia me SHBA eshte e perhershme, por duhet kultivuar dhe respektuar”, ka shkruar Hoti.

Kërkesë eksplicite e Grenellit në këtë takim ka qenë heqja e taksës ndaj produkteve serbe. /Gazeta Sinjali/