Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bërë një postim në Facebook pas nënshkrimit të marrëveshjeve të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoti ka shkruar se së bashku me Shqipërinë, Kosova do të rrugëtojë drejt integrimeve euroatlantike.
Ai ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe kabinetin e tij për pritjen që e ka quajtur vëllazërore.
“Falënderoj përzemërsisht kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij për pritjen vëllazërore. Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm, dhe pres që sa më parë t’i finalizojmë marrëveshjet e arritura, për të zgjeruar kështu horizontet e bashkëpunimit në mes të dy vendeve”, ka thënë Hoti. /Gazeta Sinjali/