image Hoti flet në mbledhjen e qeverisë për aktakuzën e Speciales ndaj Thaçit dhe Veselit

Politikë

Hoti flet në mbledhjen e qeverisë për aktakuzën e Speciales ndaj Thaçit dhe Veselit

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth aktakuzës që Prokuroria Speciale në Hagë ngriti ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për vrasjen e afërsisht 100 personave, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti tha se lufta e UÇK-së është e pastër dhe si e tillë nuk mund të gjykohet. Ai para ministrave tha se shteti i Kosovës do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve që ka.

“Ne e vlerësojmë parimin elementar të drejtësisë për prezumimit të pafajësisë për secilin për derisa nuk kemi një vendim përfundimtar të Gjykatës. Kosova, siç ka vepruar edhe në të kaluarën, edhe tash do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve kushtetuese ndërkombëtare që ka si shtet”, tha Hoti./Gazeta Sinjali/