image Pas dorëheqjes së Bajramit, Hoti emëron ministrin në detyrë të Financave

Politikë

Pas dorëheqjes së Bajramit, Hoti emëron ministrin në detyrë të Financave

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Hykmete Bajrami është liruar nga pozita e ministres në detyrë të Financave, me kërkesë të saj.

Gazeta Sinjali mëson se në vend të Bajramit, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, e ka emëruar Agim Krasniqin ministër në detyrë të Ministrisë së Financave.

Me rastin e marrjes së detyrës, Krasniqi obligohet që të bëjë deklarimin e pasurisë së tij.

Krasniqi deri tani ka qenë zëvendësministër në detyrë i Financave. Ai ishte riemëruar në këtë pozitë para 8 muajsh, pasi që kishte shërbyer në të njëjtin post edhe në Qeverinë Kurti./Gazeta Sinjali/