Ish ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi është emëruar këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.
“Ju njoftoj që nga sot kam filluar angazhimin tim si Këshilltar Politik i Kryeministrit Hoti. Falënderoj KM Hoti dhe Kryetarin Mustafa për besimin e dhënë”, ka shkruar Gashi.
Kujtojmë se, Gashi ka shërbyer si këshilltar i lartë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe poashtu ishte sekretar me marrëdhenie me jashtë i LDK-së.
Gashi është nënshkrues i deklaratës të pavarësisë dhe ndërmjet nëntorit 2007 dhe prillit 2010 ai mbajti postin si Ministër i Shëndetësisë./Gazeta Sinjali/