image Hoti e Zemaj nesër vizitojnë QKUK-në, nuk dihet arsyeja

Shëndetësi

Hoti e Zemaj nesër vizitojnë QKUK-në, nuk dihet arsyeja

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, nesër në ora 07:45, do të vizitojnë Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Hotin e Zemajn do t’i shoqërojë u.d. i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, sipas Zyrës për Komunikim të Kryeministrit të Kosovës.

Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së Kryeministrit, por kjo mund të lidhet me shtimin e rasteve me koronavirus ditëve të fundit në vend.

Ndërkohë, IKSHPK ka bërë të ditur sot se brenda 24 orëve të fundit, janë shënuar 733 raste të reja, ndërkohë që katër qytetarë e kanë humbur jetën në betejën me COVID 19. /Gazeta Sinjali/