Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sapo kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli për Siguri Kombëtare i SHBA-së, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Kujtojmë që Hoti para takimit kishte thënë se nuk do të ketë bisedime tjera me Serbinë përveç për njohje reciproke./Gazeta Sinjali/