image Hoti e pret në zyrë ambasadorin e Gjermanisë për t'i thënë lamtumirë

Politikë

Hoti e pret në zyrë ambasadorin e Gjermanisë për t’i thënë lamtumirë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin gjatë mandatit në Kosovë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti e ka vlerësuar rolin e veçantë të Gjermanisë në procesin e shtetndërtimit demokratik të Kosovës. Hoti tha se qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë mirënjohës për ndihmën e përhershme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat. Po ashtu, ai ka theksuar se është i domosdoshëm thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e interesit reciprok.

Ndërsa, ambasadori Heldt, pasi e falënderoi Hotin për pritjen dhe bashkëpunimin, ka vlerësuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës do të thellohen edhe më tej në të mirë të dy popujve dhe vendeve. /Gazeta Sinjali