image Hoti e pret në takim kryetarin e Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën

Politikë

Hoti e pret në takim kryetarin e Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka pritur sot në takim kryetarin e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Ballën.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti me Ballën bisedoi për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve.

“Kryeministri Hoti foli për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e ZKM-ësë.

Gjithashtu thuhet se duke e vlerësuar rolin e diplomacisë shqiptare për Kosovën, Hoti e falënderoi Ballën sidomos për kontributin e deputetëve të Shqipërisë në Parlamentin Evropian. /Gazeta Sinjali