image Hoti e krahason LDK-në me Liverpoolin: Ka themele të forta

Politikë

Hoti e krahason LDK-në me Liverpoolin: Ka themele të forta

news image

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kanë marrë sot pjesë në inaugurimin e stadiumit të klubit të futbollit “2 Korriku”, e nga atje, ai e ka krahasuar LDK-në me një ekip futbolli.

Hoti nga atje tha se shumë projekte që janë nisur kohë më parë janë përfunduar falë punës dhe angazhimit të Qeverisë së udhëhequr nga ai. Shtoi se ndonëse klubi anglez Liverpool kohët e fundit nuk po tregon rezultat të mirë, është ekip që ekziston qe një shekull dhe ka themele të forta.

A e di si është puna, Liverpooli nuk është ekip i sezoneve të caktuara, është ekip që e ka një shekull. Ka themele të forta”, u shpreh Hoti.

/Gazeta Sinjali/