I pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do ta vizitojnë sot komunën e Vitisë.
Hoti e Abrashi do të priten nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Pas vizitës me kryetarin Haliti, Hoti e Abrashi do të marrin pjesë edhe në nisjen e punimeve në “Rehabilitimin e Rrugës N25.3 Kllokot-Gjilan, Projekti i Rrugëve Regjionale, Lot 2”. /Gazeta Sinjali/