Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seancë e re me pikat e papërfunduara.
Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani e ka bërë të ditur këtë pas mbledhjes së kryesisë.
Kurse, në ora 11:00 do të mbahet seancë e re, ku në rend dite janë edhe dy interpelanca të kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti.
“Në seancën që do të mbahet të enjten do të vazhdojmë me votimin e pikave që nuk ka pasur kuorum. Ndërkaq në ora 11:00, do të mbahet seancë e re, ku do të jenë disa projektligje, votime të fshehta”, tha Osmani. /Gazeta Sinjali/