Hoti: Do të nisim një program me FMN-në për menaxhimin e borxhit publik
Sinjali.com
05 Shtator 2020 18:27
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka biseduar në telefon me shefin e misionit për Kosovën në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Washington, Gabriel Di Bella.
Hoti ka njoftuar se pas dy jave ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, do të vizitojë FMN-në dhe Bankën Botërore për të diskutuar mbështetjen për Kosovën.