Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar mbylljen e të gjitha sektoreve dhe departamenteve në institucione publike dhe private ku paraqiten raste me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoti ka thënë se kjo do të ndodhë kudo ku ka raste të paraqitura.
“Do të mbyllen menjëherë të gjithë sektoret, departamentet e ndryshme, në biznese ose institucione, kudo ku ka raste të paraqitura”, ka thënë Hoti.
Ai gjithashtu ka thënë se bartja e maskave është e domosdoshme dhe se mungesa e tyre përbën vepër penale. /Gazeta Sinjali