image Hoti: Do të kemi pako të re ekonomike e cila do të jetë 222 milionë euro

Kosovë

Hoti: Do të kemi pako të re ekonomike e cila do të jetë 222 milionë euro

news image

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti është takuar me përfaqësuesit e bizneseve në komunën e Prizrenit për të diskutuar për planet e Qeverisë rreth zhvillimit ekonomik, përcjellë Gazeta Sinjali.

Sot kishim një takim me komunitetin e bizneseve, bashkë me disa prej ministrave për të diskutuar përmbylljen e vitit 2020, pakon tonë të rimëkëmbjes ekonomike për vitin 2020, dhe planet që kemi tani për vitin 2021, për të marrë edhe komente dhe sugjerime të bizneseve”, ka thënë ai.

Sipas tij, viti 2020 ka qenë një vit i vështirë, por që kanë arritur të zbutin gjendjen me pakon ekonomike dhe me Ligjin për Rimëkëmbje ekonomike.

Ka qenë një vit i vështirë, kemi dizajnua një pako të rimëkëmbjes ekonomike që me terma relativ është bukur e madhe, në vlerë prej 360 milionë, dhe plus ligji për rimëkëmbje ekonomike që mobilizon qindra miliona euro direkte edhe indirekt. Tash po fillojmë edhe një start të ri, kemi një pako tjetër të rimëkëmbjes ekonomike, prej 222 milionë euro. Morëm propozime të mira nga bizneset, dhe i propozuam gjithashtu idetë tona për politikat ekonomike gjatë vitit 2021”, ka theksuar ai.

/GazetaSinjali/