image Hoti: Do të jemi qeveri e dialogut me Serbinë, s'do të ketë shkëmbim territoresh - Sinjali

Hoti: Do të jemi qeveri e dialogut me Serbinë, s’do të ketë shkëmbim territoresh

news image

I propozuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e re, shef i së cilës do të jetë ai, i ka të qarta prioritetet.

Sipas Hotit, qeveria e ardhshme do të jetë kryesisht qeveri e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kjo në masë të madhe do të jetë qeveri e dialogut”, ka thënë Hoti në T7, duke treguar edhe vijat e kuqe që qeveria e re do t’i ketë në dialog me Serbinë.

“Shkëmbimi i territoreve nuk diskutohet”, ka thënë Hoti, duke u shprehur se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje përfundimtare e cila përmban shkëmbim terrioresh. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin