I propozuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e re, shef i së cilës do të jetë ai, i ka të qarta prioritetet.
Sipas Hotit, qeveria e ardhshme do të jetë kryesisht qeveri e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kjo në masë të madhe do të jetë qeveri e dialogut”, ka thënë Hoti në T7, duke treguar edhe vijat e kuqe që qeveria e re do t’i ketë në dialog me Serbinë.
“Shkëmbimi i territoreve nuk diskutohet”, ka thënë Hoti, duke u shprehur se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje përfundimtare e cila përmban shkëmbim terrioresh. /Gazeta Sinjali/