image Hoti: Do të jemi në terren, lagje, rrugë e institucione për t'u siguruar që po respektohen masat

Kosovë

Hoti: Do të jemi në terren, lagje, rrugë e institucione për t’u siguruar që po respektohen masat

news image

Pas konfirmimit të 237 rasteve të reja, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se për t’u siguruar që po respektohen masat preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit, do të bëhen kontrolle në terren, raporton Gazeta Sinjali.

“Do të jemi në terren, lagje, në rrugë, në institucion për t’u siguruar që janë duke respektuar masat preventive”, tha Hoti.

Para gazetarëve, Hoti foli edhe për fillimin e vitit të ri shkollor në shtator.

Ai njoftoi se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka filluar të listojë udhëzimet e nevojshme për Ministrinë e Arsimit për vazhdimësinë e vitit të ri shkollor./Gazeta Sinjali/