image Hoti diskuton për liberalizimin e vizave në Bruksel

Politikë

Hoti diskuton për liberalizimin e vizave në Bruksel

news image

Kryeministri Hoti sot do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Bruksel dhe do të ketë disa takime të rëndësishme. Në takimet e parapara do të diskutohet për çështjen e liberalizimit të vizave dhe agjendën evropiane për Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë njoftim e ka bërë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri përmes rrjetit social Facebook

Ata do të priten nga David Sassoli, President i Parlamentit Evropian si dhe do të takohen me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian.

Ky është njoftimi i plotë:

Bashkë me Kryeministrin Hoti sot do të kemi disa takime me rëndësi në Parlamentin Evropian, me z. David Sassoli, President i Parlamentit Evropian, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian. Në të tri takimet do të flasim për nevojën e shpejt të liberalizimit të vizave dhe agjendën evropiane për Kosovën. /Gazeta Sinjali/