image Hoti dhuron gjak: Covidin e kam kaluar në gusht, por kam ende antitrupa

Sociale

Hoti dhuron gjak: Covidin e kam kaluar në gusht, por kam ende antitrupa

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhuruar sot gjak, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse e ka kaluar në muajin gusht koronavirusin, Hoti thotë se ka ende antitrupa.

Hoti thotë se këtë veprim e ka bërë me qëllim të sensibilizimit të opinionit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut.

“Covidin e kam kaluar në gusht të vitit 2020, ndërsa në analizat serologjike të para disa ditëve doli se ende kam mjaftueshëm antitrupa, prandaj sot dhurova gjak me qëllim që të jap kontributin tim në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve, në kohën kur jo vetëm Kosova por i gjithë globi tani po përballet me një valë të re të përhapjes së infeksionit me virusin Corona”, ka shkruar Hoti në Facebook./Gazeta Sinjali/

Dhuroni gjak, shpëtoni jetë! Covidin e kam kaluar në gusht të vitit 2020, ndërsa në analizat serologjike të para disa…

Posted by Avdullah Hoti on Thursday, March 18, 2021