Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i shoqëruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se është nder dhe privilegj i veçantë që festën e flamurit dhe 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ta kremtosh në vendin që ka kontributin më të madh në realizimin e projekteve të kombit tonë.
Ai tha se liria, pavarësia dhe demokracia e shqiptarëve, sot është falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Faleminderit për ftesën nga Federata Panshqiptare “ Vatra”. Urime 28 Nëntorin shqiptarë kudo që jeni. Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë SHBA”, shkroi ai në Facebook, teksa ndau me publikun edhe disa fotografi nga atje.