Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas vizitës së tij në shoqatën Handikos ka thënë se buxheti për vitin 2021 duhet të miratohet këtë muaj, përcjellë Gazeta Sinjali.
Sipas Hotit, buxheti për vitin e ardhshëm është përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai gjithashtu iu ka kërkuar partive politike që të bëjnë propozimet për ndryshime duke i ftuar që ta votojnë atë.
“Nuk është mirë të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar”.
“ Është një draft i përgatitur në mënyrën më të mirë. Të urdhërojnë grupet për të bërë ndryshime edhe ta miratojmë”.