image Hoti: Bizneset që nuk i respektojnë masat e reja mbyllen për tre muaj

Kosovë

Hoti: Bizneset që nuk i respektojnë masat e reja mbyllen për tre muaj

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit të cilat pritet të hyjnë në fuqi të premten, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një konference për media, kryeministri Hoti ka sqaruar se bizneset apo instituticionet që nuk i zbatojnë këto masa do të mbyllen për së paku tre muaj.

“Masat që do t’i ndërmarrim do të jenë plotësisht sipas ligjit, por do të jenë masa ekstreme, që nënkuptojnë se nëse një restaurant, biznes, dyqan apo institucion nuk i zbaton këto masa do të ketë mbyllje totale për ato biznese së paku për tre muaj. Nuk kemi zgjidhje tjetër, jemi në situatën më të vështirë në 20 vitet e fundit”, ka thënë Hoti.