image Hoti beson se marrëveshja finale me Serbinë do të arrihet deri në fund të vitit

Politikë

Hoti beson se marrëveshja finale me Serbinë do të arrihet deri në fund të vitit

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pika 10-të e marrëveshjes Kosovë-Serbi, e cila u largua me kërkesë të kësaj të fundit, nuk kishte të bënte me njohje reciproke mes dy vendeve.

Sipas tij, kjo pikë kishte të bënte me ruajtjen e pakicave, të drejtave të minoriteteve dhe jo me njohjen reciproke.

Hoti ka folur edhe për njohjen nga Izraeli dhe hapjen e ambasadës së Kosovës në këtë vend.

“Ne kemi nevojë për njohje nga Izraeli, edhe nga vendet e tjera arabe”, është shprehur Hoti në T7, duke shtuar se nuk sheh asnjë problem në lidhje me këtë çështje.

Ai ndërkaq ka shprehur bindjen e tij se deri në fund të vitit mund të arrihet edhe marrëveshja finale Kosovë-Serbi.

“Jam i bindur se po shkojmë drejt asaj dhe duhet të punojmë së bashku”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, marrëveshja e Washingtonit për normalizim ekonomik me Serbinë është marrëveshja më historike e Kosovës, e arritur pas asaj të shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt. /GazetaSinjali/