image Hoti: Asociacioni është temë e mbyllur, unë jam kryeministri më transparent që ka pasur vendi

Politikë

Hoti: Asociacioni është temë e mbyllur, unë jam kryeministri më transparent që ka pasur vendi

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i sigurt se Kosova nuk do të bëjë kompromise për të arritur marrëveshjen finale me Serbinë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai u shpreh i pasigurt për mënyrën e vazhdimit të dialogut pas insistimit të palës serbe për të hapë temën e asociacionit, por tha se i njëjti nuk do të ngecë për fajin e Kosovës.

Pas inaugurimit të një rruge sot në Prizren, kreu i qeverisë ka komentuar kushtëzimin e PDK-së për hyrje në

“Asociacioni është një temë e kryer, e përmbyllur në vitin 2013. Por dialogu nuk do të ngecë për shkak të Kosovës. Jemi shtet i pavarur, parimet i kemi të qarta të dakorduara me miqtë tanë ndërkombëtar. Mbi bazën e këtyre parimeve jemi të gatshëm për dialogun. Kompromiset Kosova i ka bërë në vitin 2008 kur e ka shpallur pavarësinë”, tha ai.

Krahas kësaj, Hoti tha se ai është kryeministri më transparent që ka pasur vendi. /Gazeta Sinjali/